Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Trending

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro

Tiranë, shtator 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të reja për operimet në pistë, me një investim total prej 2 milionë eurosh.

Investimi synon të mbështesë rritjen e ndjeshme të numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve, duke përmirësuar efikasitetin e operimeve në tokë dhe, mbi të gjitha, eksperiencën e pasagjerëve gjatë udhëtimit të tyre përmes aeroportit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro

Mjetet e reja përfshijnë shkallë moderne për pasagjerët, pajisje për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve nga avionët, traktorë tërheqjeje për transportin e karrocave të bagazheve, mjete ndihmëse për shoqërimin e avionit në nisje (pushback), si dhe transportierë të bagazheve.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro

Investimi përfshin gjithashtu njësi GPU për furnizimin e avionëve me energji elektrike gjatë qëndrimit në tokë, Airstarter për ndezjen e avionëve, mjete për shërbimet e pastrimit të avionëve, si dhe një mjet për pastrimin e ngricës gjatë sezonit të dimrit, duke përmirësuar më tej kapacitetet për operime të sigurta gjatë gjithë vitit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro

Përmes këtij investimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synon të mundësojë procese më të shpejta dhe më efikase të perpunimit të avionëve, nga trajtimi i bagazheve deri te ngjitja dhe zbritja e pasagjerëve. Përmirësimi i këtyre proceseve kontribuon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit kundrejt linjave ajrore partnere dhe në krijimin e një eksperience më të mirë për çdo pasagjer që udhëton përmes TIA-s.

Investimet në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete operative janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Grupit Kastrati për të mbështetur rritjen e trafikut dhe për të ofruar një eksperiencë aeroportuale gjithnjë e më efikase, të sigurt dhe cilësore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion