Këta janë qytetet ku do të ndërtohen 4 Universitete të reja në vend

Aktualitet

Këta janë qytetet ku do të ndërtohen 4 Universitete të

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme planin e hapjes së 4 universiteteve të reja në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në Podcast-in ‘Flasim’, kryeministri njoftoi se bëhet fjalë për 4 universitete, një në Fier, një në Vlorë, një në Korçë dhe i fundit në Tiranë.

“Një është Universiteti i Fierit, i cili do të jetë një universitet ekselence për mjekësi, ai i Vlorës, i cili do të jetë i përgjithshëm dhe më i madh. Një tjetër në Korçë për teknologjinë dhe AI dhe tjetri në Tiranë, po ashtu i përgjithshëm.

Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha të botës, i cili është i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes është edhe plani i përbashkët për të hapur Universitetin e Mjekësisë në Fier”, u shpreh Kryeministri Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion