Roskovec / Shkon në shtëpinë e ish-partneres dhe qëllon babain e saj me çekiç

Aktualitet

Roskovec / Shkon në shtëpinë e ish-partneres dhe qëllon

FIER — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të bashkisë Roskovec, ku një person ka goditur me mjet të fortë babain e ish-bashkëjetueses së tij pas një konflikti në banesën e këtij të fundit.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar ka shkuar në shtëpinë e ish-partneres dhe gjatë një debati me babain e saj, shtetasin me iniciale E.G., e ka goditur atë me çekiç.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për identifikimin e plotë, lokalizimin dhe kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion