U kap me 2 mina me telekomandë, thikë dhe para, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë (Emri +Foto)

Aktualitet

U kap me 2 mina me telekomandë, thikë dhe para, arrestohet

Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjeçar ditën e sotme, pasi iu gjetën 2 mina me telekomandë. Mësohet se është arrestuar Besnik Osmani.

“Lezhë/ Policia e Lezhës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë. Finalizohet operacioni i koduar “Miloti”, pas një hetimi 3-javor. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Njësia Operacionale, forca e posaçme "Shqiponja" në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. 

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, një thikë dhe një sasi parash.  Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi 3-javor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit, në Fushë-Milot, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar "Miloti", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit B. O. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion