Rrëzohet një helikopter në Irak, vdesin tragjikisht 5 ushtarë
Lajmifundit
/
30 July 2021, 08:18
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irak. Mësohet se një helikopter është rrëzuar në provincën irakiane Salahaddin, e për pasojë kanë vdekur 5 ushtarë nga Iraku. Mediat shkruajnë se helikopteri ushtarak i llojit Mi17 u rrëzua në afërsi të qytezës Amirli, në krahinën Salahaddin, njoftuan nga Rrjeti medial i sigurisë që vepron në Qeverinë e Irakut.
Është konfirmuar se në helikopter kanë qenë pesë ushtarë irakianë, dhe se askush nuk ka mbijetuar. Nuk janë publikuar informacione për shkaqet e rrëzimit të helikopterit.


