Greqi, makina humb kontrollin dhe aksidenton për vdekje të moshuarën dhe 21-vjeçaren shqiptare

Aksident tragjik në veri të Greqisë, humbin jetën një 68-vjeçare dhe një 21-vjeçare shqiptare.
Ata po prisnin autobusin në stacionin Patridas Veria kur një makinë erdhi me shpejtësi në drejtim të tyre duke mos mundur të frenojë dot dhe u përplas me ta duke i lënë të vdekur.
Makina drejtohej nga një 64-vjeçar dhe hyri në drejtim të gabuar drejt stacionit të autobusit.
Sipas policise, 68-vjeçarja si pasojë e përplasjes u hodh 25 metra tutje, ndërsa 21-vjecarja shqiptare u dërgua e plagosur rëndë në spitalin e Verisë, ku më pas ndërroi jetë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes janë vërtet të rënda, ndërsa shoferi i makinës që shkaktoi tragjedinë humbi ndjenjat.
Ai dyshohet se gjatë drejtimit të makinës nuk është ndjerë mirë, çka ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të automjetit.
Ndaj tij është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit të Verisë.


