U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, kirurgu Nikolla Nunka përfundon në spital

Aktualitet

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, kirurgu Nikolla

Kirurgu që u arrestua për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, Nikolla Nunka mësohet se ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacioneve, mjeku ka pasur më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit, ku është dërguar në urgjencë për kontroll.

Pas vizitës dhe kryerjes së EKG-së, ka rezultuar se ai ka probleme kardiake, ndërsa mjeku kardiolog ka vendosur që Nunka të mbahet i shtruar në spital.

Kirurgu po mbahet nën monitorim mjekësor, ndërsa pritet të vendoset në vijim edhe për masën e sigurisë që ishte caktuar për ditën e nesërme, nëse do të zhvillohet në ambientet e spitalit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion