I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës REFUZON padinë e mjekes Mereme Sela

Aktualitet

I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e

Padia e Mereme Selës mbi kandidimin e mohuar për zgjedhjet për kreun e PD është refuzuar nga Gjykata e Tiranës me argumentin se “mungojnë dokumentet shoërues”. Vendimi mësohet të jetë marrë më 8 maj nga gjyqtarja Suela Xhani.

Mjekja pati dorëzuar aplikimin për të kandiduar për postin e kryetarit të PD për zgjedhjet që do të zhvillohen më 23 maj.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, me vendimin e datës 1 maj 2026, vendosi të mos miratojë emrin e Mereme Selas si kandidate zyrtare për drejtimin e subjektit politik.

Mjekja Sela nuk u pajtua me këtë vendim dhe kërkoi nga Gjykata e Tiranës që të shqyrtonte padinë e saj dhe në fund të shpallte të pavlefshëm vendimin për skualifikimin e saj nga gara.

Gjyqtarja e shortuar për shqyrtimin e padisë, Suela Xhani, kreu një vlerësim paraprak të dokumentacionit dhe konstatoi se mungonin një seri aktesh që të bënin të vlefshme kërkesën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion