Plagosja me thikë në Sarandë! Ky është 42-vjeçari i plagosur (FOTO)

Aktualitet

Plagosja me thikë në Sarandë! Ky është

Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarandë, duke shkaktuar alarm në zonë.

I plagosuri është identifikuar si Olsi Mucodemi, 42 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, 42-vjeçari ka marrë plagë me thikë në gjoks, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij paraqitet relativisht e mirë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e të plagosurit pas ngjarjes së rëndë.

Plagosja me thikë në Sarandë! Ky është

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion