Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Dibër

Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Policia e Dibrës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas uniformave blu është prangosur B.SH., 19 vjeç, banues në Kukës.

Ky i fundit në datë 4 tetor në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke transportuar me një automjet furgon  13  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punë për parandalimin dhe goditjen  aktivitetit të  paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit,  ndaluan  shtetasin e shpallur në kërkim  :

-B.SH., 19 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas me datë 04.10.2021, në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke transportuar me një automjet furgon  13  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion