Çifti nuk pranoi ta puthë, 28-vjeçarja qëllon për vdekje njërin prej tyre

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA. Mësohet se Claudia Resendiz-Florez, 28 vjeç ka qëlluar për vdekje një burrë, pasi ky i fundit dhe e dashura e tij nuk pranuan ta puthin, pasi kjo e kërkoi. Sipas mediave ndërkombëtare, ata e kishin refuzuar në mënyrë të përsëritur, duke bërë që autorja të arrijë në ekstrem.
E dashura e Jones telefonoi autoritetet që mbërritën në vendin e krimit dhe gjetën armën. Sipas departamentit të policisë Rolling Meadoës, ajo akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që të kenë pasur një lidhje me njëri -tjetrin, qoftë gjatë incidentit ose në të kaluarën. /abcnews


