Tentuan të shtypnin me makinë efektivët, burg për 3 trafikantët e drogës dhe bashkëpunëtorin polic

Aktualitet

Tentuan të shtypnin me makinë efektivët, burg për 3

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për 4  të dyshuarit për trafikim të 1 kg kokainë mes tyre edhe efektivin e operacionales Ervis Shkurta.

Për Enea Sulejmanin konkretisht caktoi burg pa afat, nërkohë burg me afat deri në 16.05.2024 për Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni, Ervis Shkurtan.

I plagosuri Enea Sulejmanit nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës por u përfaqësuar nga avokati i tij në seancë.

Përballë gjyqtarit të çështjes 2 të arrestuarit Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj gjatë seancës kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake pasi sipas tyre janë dhënë pa pranin e avokatit dhe sipas tyre nën trysni.

Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Enea Sulejmanit.

Edhe efektivi i Operacionales, Ervis Shkurta ka mohuar përfshirjen në ngjarje duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit Britanik me pseudonimin “Visi i Pazarit” që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë.

Po ashtu ai ka kërkuar lirinë edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka një nga fëmijët e tij.

Mbrojta ka kërkuar masë më të butë sigurie, po ashtu mohon faktin që ata të kenë pasur dijeni për  drogën.

Mbrojtja e Ervis Shkurtës pretendon se nga raportet e policisë nuk del që të përmendet emri i efektivit Shkurta.

Ndërkohë prokuroria, ka kërkuar që ti lërë në qeli duke argumentuar se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm.

Gjatë hetimit dy mujore janë përdorë edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion