Dhëndri e merr nusen me helikopter në Fier
Lajmifundit
/
24 Mars 2024, 14:21
Soft

Dasma është një ndër momentet më te bukura që i ndodhin njeriut në jetë. Shpesh ne Shqiperi, dasmat jane organizuar ne menyre te vecante.
Për ta bërë edhe më të paharruar këtë ceremoni kurorëzimi, dy të rinj nga Fieri, kanë zgjedhur një mënyrë origjinale për të celebruar përjetësisht dashurinë e tyre.
Ndryshe nga tradita e zakontë shqiptare, ku nusen e marrin me makina luksoze e të zbukuruara, dhëndri nga Fieri ka zgjedhur që bashkëshorten e tij ta marrë me helikopter.
Ky udhëtim ëndrrash, ka befasuar nusen e tij, por padyshim dhe gjithë të ftuarit e tjerë në këtë ceremoni.


