Shkoi për të prerë dru, 65-vjeçari humb jetën, dyshimet e para

Aktualitet

Shkoi për të prerë dru, 65-vjeçari humb jetën,

Një banor i fshatit Symizë në Bashkinë e Maliqit rreth 65 vjeç mësohet të ketë shkuar për të prerë dru në pyllin e këtij fshati dhe në kthim me një barrë dru në krahë duke ecur ka gjetur vdekjen.

Burime të siguruara pranë policisë lokale thanë se i moshuari vuante nga probleme kardiake.

Trupi i 65-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku dhe po kryhet autopsia për të mësuar dhe shkakun e vdekjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion