Shqipëria në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit: Të mbështetet sovraniteti i Ukrainës

Aktualitet

Shqipëria në mbledhjen urgjente të Këshillit të

Shqipëria ka mbajtur një fjalim në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Duke folur në mbledhjen e OKB, Përfaqësuesi i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha, ku u shpreh se Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

‘Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin.’- tha ambasadori Hoxha.


Shqipëria mes të tjerash me anë të një postimi në Twitter i bëri thirrje OKB-së që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Emergjenca #UNSC mtg më ????????|#AlbaniaUNSC dënoi agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria i bëri thirrje OKB-së që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. “ thuhet në shkrimin në twitter.

ME TE LEXUARAT