Shkoi në Britani që 12 vjeç, shqiptari kapet me 90 mijë paund kokainë

Aktualitet

Shkoi në Britani që 12 vjeç, shqiptari kapet me 90 mijë

Një tregtar droge që ndihmoi në shitjen e pothuajse një kilogram kokaine dhe heroine në Swindon do të duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë pas hekurave.

Bamir Cukaj, 23 vjeç, pranoi dje pjesën e tij në përfshirjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Vlera e lëndëve narkotike kap shifrën e rreth 90 mijë paund. Cukaj u deklarua fajtor dje në mëngjes për dy akuza.

Shqiptari pritet të dënohet në një ditë tjetër. Ai shkoi në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 12 vjeç, u urdhërua të dorëzonte çdo dokument udhëtimi dhe të mos aplikonte për dokumente të reja.

ME TE LEXUARAT