Motori del nga rruga në Elbasan, plagosen rëndë dy persona
Lajmifundit
/
8 April 2021, 20:55
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mollas, të Elbasanit.
Mësohet se si pasojë e daljes një motori nga rruga kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Të dy të plagosurit po transportohen në spitalin e Elbasanit.
Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.


