Shehi: E rrezikshme për Shqipërinë, po zëvendësohemi nga turq dhe bangladeshas

Politikë

Shehi: E rrezikshme për Shqipërinë, po zëvendësohemi

Kandidati për deputet i koalicionit PD-AN, Dashamir Shehi ka komentuar situatën e krijuar në Rinas dhe akuzat e kryeministrit Edi Rama për opozitën.

Në një lidhje nga faqja e tij në rrjetet sociale, Shehi u shpreh se është mjaft e rrezikshme për Shqipërinë që ikin kontrollorët shqiptarë dhe zëvendësohen me turq kur çështja mund të zgjidhej me dialog.

“Kjo është çështje puro sindikale mbi të cilën është abuzuar haptazi vitet e fundit. Është një situatë që i ka të gjithë presupostet për t’u agravuar.

Këtu nuk ka asgjë as për grusht shteti as për puç vaksinash. Akoma Berisha ia prish këtij situatën edhe pas 8 viteve?! Kjo ka disa situate që janë shumë të rrezikshme për Shqipërinë.

Ikën kontrollorë shqiptarë dhe vijnë turq, ikin punëtorët shqiptar, vijnë punëtor nga Bangladeshi.

I ftoj ndërkombëtarët ta ndjekin me vëmendje linjë anti-europiane të këtij shteti. Po të kishte ndonjë ministër pune do e kishte mbyll pa problem.

Mund ta mbyllë  edhe nesër po të dojë. Por ky shtet nuk ka dëshirë të negociojë me punëdhënësit e vet”, deklaroi Shehi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion