Moti i keq në Pukë! Stuhia “fluturon” çatinë e Spitalit, pemë të rrëzuara në rrugë
Lajmifundit
/
16 November 2026, 17:16
Aktualitet

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe erës së fortë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa lagje të qytetit të Pukës.
Janë dëmtuar rrugë, janë rrëzuar pemë, ndërsa dëme ka pësuar edhe çatia e Spitalit të Pukës.
Strukturat përkatëse janë në terren për të evidentuar dëmet dhe për të ndërhyrë për normalizimin e situatës.


