15 vite nga 21 Janari, pse nuk po mbyllen hetimet? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho

Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, pse nuk po mbyllen hetimet? Ja si përgjigjet kreu i

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka shpjeguar aryset e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, të cilat  lidhen me pritjen e përgjigjeve për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara në kuadër të kësaj çështjeje.

Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, Braho u pyet se përse hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, po zgjasin kaq shumë.

“SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, u përgjigj sot kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, SPAK ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ekspertimin e regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011.

Edhe më 30 korrik 2026, gjatë një takimi me gazetarët, Braho kishte konfirmuar se Prokuroria e Posaçme ishte ende në pritje të ekspertizës nga autoritetet amerikane.

“Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Braho në atë kohë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion