A është deputetja Sara Mile në lupën e SPAK-ut? Braho sqaron nëse ka hetim për zgjedhjet

Politikë

A është deputetja Sara Mile në lupën e SPAK-ut? Braho sqaron
Pas paraqitjes së deputetes socialiste Sara Mile në SPAK, kryeprokurori Klodian Braho është pyetur nëse ajo është marrë zyrtarisht nën hetim për korrupsion në zgjedhje.

Braho ka deklaruar se çështja është ende nën hetim, ku shtoi se nuk mund të japë ende një përgjigje.

Pyetje: Sara Mile a është marrë nën hetim?

Braho: Është çështje nën hetim dhe s’mund të jap përgjigje për sa kohë nuk ka përfunduar.

Pyetje: A janë bërë kërkime nga SPAK për llogari jashtë vendit?

Dorina Bejko: Kemi mbyllur hetimet dhe çfarë thamë deri tani do t’ia dorëzojmë gjykatës.

Pyetje: Pse po zgjat kaq shumë hetimi për 21 Janarin?

Braho: SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim.

Pyetje: Në 6 nëntor ju keni firmosur një shkresë të depozituar ku është person i kallëzuar.

Përgjigje: Siç ju jemi përgjigjur, qëndrojmë te përgjigjja që ju kemi dërguar si kallëzues.

Pyetje: Sa hetime kryesisht ka nisur SPAK kryesisht për këtë çështje dhe sa rekomandime kemi dërguar prokurorisë?

Braho: Nuk i kam këto të dhëna. Kur të bëhet një analizë vjetore, do t’i keni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion