Rama komenton protestat në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë legjitime ta bëjnë këtë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, ku ishte pjesë e panelit me temë “Realizimi i zgjerimit: Reformat, investimet dhe rritja ekonomike”. Diskutimi u moderua nga Suzanne Lynch, shefe e zyrës së Bloomberg në Bruksel.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe te protestat e zhvilluara në Shqipëri gjatë muajve të fundit, të cilat i cilësoi si shprehje të kërkesave në rritje të qytetarëve për më shumë nga qeverisja.
“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit ka qenë publike. Madje, pati edhe një emër, ‘Revolucioni i Flamingove’, që tërhoqi gjithë vëmendjen e botës. Sepse ndodhi se pas kësaj është edhe hija e Donald Trump, sepse nuk jam i sigurt që, nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte dikush për flamingot në Shqipëri. Por mënyra si e shoh është shumë më ndryshe.
Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë, dhe në fakt, është ajo që quhet ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë dhe për të ngritur pikëpyetje se ku janë në këtë transformim.
Ky është pikërisht fakti pse jemi kaq të lidhur me BE-në dhe po punojmë aq fort me BE-në, që ka qenë shumë mbështetëse. Kjo është qasja ime”, tha Rama.


