Shkatërroi dhe vodhi një lokal, shpallet në kërkim 48-vjeçari në Sarandë
Lajmifundit
/
21 October 2021, 10:27
Aktualitet

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 48-vjeçar pasi ka shkatërruar dhe vjedhur një lokal në qytet. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë në lagjen nr 2, Sarandë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim F. T., 48 vjeç, pasi dyshohet se në datën 11.10.2021, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A. Xh, duke i marrë disa produkte, në lagjen nr.2, Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


