Dosja Veliaj, sot pritet vendimi i GJKKO-së për personat e përfshirë në çështje

Gjykata e Posaçme do të mbajë sot në orën 15:30 seancën gjyqësore ku do të shpallet vendimi përfundimtar për 8 persona dhe 3 subjekte, pjesë e dosjes “Veliaj”, për të cilët është zhvilluar procedura e gjykimit të shkurtuar. Vendimi i GJKKO-së vjen pas mbylljes së gjykimit më datë 10 nëntor.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme, në qershor të këtij viti ka dhënë pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt. Më konkretisht, SPAK-u kërkoi 8 muaj burg për biznesmenin Fatmir Bektashi, dënim, i cili është pezulluar dhe është konvertuar në punë me interes publik. Për Ina Goxhajn, SPAK ka kërkuar 4.8 vite burg, i konvertuar në shërbim prove për 5 vite.
Për mikun e Veliajt, Elman Abule, SPAK-u ka kërkuar 4.8 vite burg. Për F. B., SPAK-u ka kërkuar 8 muaj burg. Për Adela Kondakçi janë kërkuar 4 vite e 8 muaj burg, përjashtohet nga dënimi për shkak se është bashkëpunëtore e drejtësisë.
Për deputeten Klotilda Bushka u kërkua dënimi me 600 mijë lekë gjobë, përfundimisht kërkohet dënimi me 400 mijë lekë. Për F. Xh., u kërkua dënimi me 400 mijë lekë gjobë. SPAK ka kërkuar për ish-efektivin e burgjeve F. B. 3.4 vite burg dhe shërbim prove për kohë të pacaktuar.
Ndërkohë një ditë më parë, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj, iu drejtua gjykatës me një letër ku thotë se ka vullnetin për të marrë pjesë në seanca gjyqësore, por sipas tij e kishte të pamundur për shkak të këmbës së thyer.
Ashtu siç e kishim paralajmëruar më herët, Erion Veliaj po përdor këmbën e tij si një strategji për t’i shpëtuar burgut. Ai po e përdor këmbën për të mos u paraqitur në seancat gjyqësore, me justifikimin se dëshiron të marrë pjesë në seanca, por nuk e lejon gjendja shëndetësore.


