Vlorë, digjet një automjet gjatë natës, detajet e para

Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet gjatë natës, detajet e para
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar personat përgjegjës.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht flakët kanë përfshirë një kosh mbeturinash, i cili ndodhej në hapësirën publike.

Zjarri është përhapur më pas edhe në një automjet që ishte i parkuar fare pranë koshave, duke bërë që edhe makina të përfshihej nga flakët dhe te digjej thuajse plotesisht.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e dëmeve materiale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për persona të identifikuar apo të shoqëruar lidhur me ngjarjen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion