Miss Universe 2026 shpall fituesen, shkruan historinë si nëna e parë që merr kurorën

Bota

Miss Universe 2026 shpall fituesen, shkruan historinë si nëna e
Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe 2026, të zhvilluar në San Juan të Porto Rikos.

27-vjeçarja arriti të rrëmbejë kurorën në garën ku morën pjesë 116 konkurrente nga vende dhe territore të ndryshme të botës. Ajo pason në këtë titull meksikanen Fátima Bosch, fituesen e vitit 2025.

Fitorja e Barreto-s shënon një moment historik për konkursin, pasi ajo bëhet gruaja e parë nënë që fiton titullin Miss Universe. Ajo është gjithashtu përfaqësuesja e gjashtë e Porto Rikos që siguron këtë kurorë.

Kush është fituesja e Miss Universe 2026?

Jennifer Barreto është 27 vjeçe, me origjinë nga Mayagüez i Porto Rikos. Ajo ka përfunduar studimet në psikologji dhe zotëron dy diploma masteri, në psikologji dhe punë sociale klinike.

Përpara pjesëmarrjes në konkurs, ajo ka punuar me familjet e personelit ushtarak amerikan, duke ofruar mbështetje për personat e prekur nga dhuna në familje dhe abuzimi ndaj fëmijëve.

Barreto është gjithashtu nënë e një vajze shtatëvjeçare, të quajtur Penelope.

Pesë finalistët e Miss Universe 2026

Në pesëshen e fundit të konkursit u renditën:

Jennifer Barreto – Porto Riko, fituese.

Melissa Núñez – Republika Dominikane, vendi i dytë.

Clara Vegas Goetz – Venezuela, vendi i tretë.

Bea Millan-Windorski – Filipine, vendi i katërt.

Georgia Waddington – Zelanda e Re, vendi i pestë.

Gjatë finales, konkurrentet iu përgjigjën pyetjeve mbi lidershipin dhe sfidat globale. Përgjigjja e Barreto-s, e përqendruar te rëndësia e empatisë në drejtimin e shoqërisë, ishte pjesë e performancës që e çoi drejt kurorës.

Edicioni i 75-të u zhvillua në Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot, në San Juan, ndërsa organizatorët njoftuan se edhe edicioni i ardhshëm i konkursit do të mbahet në Porto Riko.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion