Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës, policia arreston autorin

Aktualitet

Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës, policia arreston

Një 57-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi njënatë më parë ka dhunuar kryetarin e bashkisë së Selenicës, Pllumb Binajn. Mbi të rëndon akuza “goditje për shkak të detyrës”. Policia nuk e ka bërë me dije shkakun e ngjarjes, gjithashtu nuk ka asnjë të dhënë mbi gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.

“Vlorë/ Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion