Shkarkoi zv.ministrin se piu duhan në restorant, reagon Albana Kociu: Ma sollën me foto dhe...!

Ministrja e Brendshme Albana Kociu konfirmoi shkarkimin e zv.ministrit te Brendshem, lajm i njoftuar me heret gjate dites.
Sipas saj, ajo e mori kete vendim pas denoncimit qe i paraqiti nje qytetar qe tregoi foton e zv.ministrit duke pire cigare ne restorant.
Reagim i Ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në fb:
Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.
Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.
Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.



