Albana Koçiu me “dorë të hekurt”, shkarkon zv.ministrin e Brendshëm, u kap duke pirë cigare në ambient të mbyllur

Politikë

Albana Koçiu me “dorë të hekurt”, shkarkon

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka nisur menjëherë me “dorë të hekurt” detyrën e re si ministre e Brendshme.

Pak ditë pas betimit në presidencë, Koçiu ka propozuar shkarkimin e zv.ministrit Andi Mahila, një vendim që u mor pas një denoncimi qytetar.

Zv.ministri Mahila, i cili mbante këtë post prej vitesh, është kapur duke pirë cigare brenda një ambienti të mbyllur.

Rasti mesohet se i eshte derguar Kociut me foto.

Pas verifikimit të denoncimit, ministrja Koçiu ka kërkuar shkarkimin e tij, dhe më pas Mahila është liruar nga detyra.

Andi Mahila ka shërbyer si zv.ministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021.

Pas shkarkimit, ministrja Koçiu njoftoi edhe qytetarin që bëri denoncimin për masën e marrë me shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Mahilës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion