Mbajti pakartën "Kurti n'burg" brenda Kuvendit/ Emigrantit ia largojnë nga duart

Pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, situata është tensionuar edhe mes qytetarëve që ndodheshin brenda sallës gjatë aktivitetit për emigrantët.
Një prej tyre ka protestuar përmes pankartave ku shkruhej: “Kurti n’burg”, por një tjetër nga të pranishmit ia hoqi nga duart.
Ditë me tensione për kuvendin e Kosovës. Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, dhe deputetëve të PDK-së.
Teksa Nagavci po deklarohej për mediat, deputetë të PDK-së i kanë hedhur ujë deputetes së VV-së, duke shkaktuar tensione në ambientet e Kuvendit.
Situata është përshkallëzuar më tej, me një përplasje fizike mes Arbërie Nagavcit dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi.
Në situatë është përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, i cili i ka kërkuar Bytyqit të qetësohet.


