Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Fier, ndërhyjnë “Shqiponjat”, blindohet zona

Aktualitet

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Fierit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në qendër të qytetit.

Ngjarja ka nisur në një prej lagjeve të Fierit, ndërsa situata rrezikonte të përshkallëzohej më tej.

Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit ku ndodheshin personat e përfshirë në konflikt.

Automjeti është bllokuar në qendër të qytetit, ndërsa personat janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku po vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërhyrja e shpejtë e uniformave blu ka bërë të mundur parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit në një zonë të frekuentuar të qytetit.

 

 

 

ME TE LEXUARAT