Përfshihet nga flakët kati i gjashtë i hotelit të njohur në Tiranë, zbulohet shkaku
Lajmifundit
/
11 Gusht 2026, 16:50
Aktualitet

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në katin e gjashtë të hotel “Radisson” në kryeqytet, duke shkaktuar panik të përkohshëm, por situata është vënë shpejt nën kontroll nga shërbimet e emergjencës.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik në njërën prej pajisjeve të kondicionerit në këtë kat.
Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë të mundur izolimin e vatrës pa lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve në ambientet e tjera të godinës.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi.


