Pse nuk lirohen hapësirat tek rrugica e Salës?, deputeti socialist nxjerr videon dhe i përgjigjet qytetarit: Do çlirohet çdo centim

Politikë

Pse nuk lirohen hapësirat tek rrugica e Salës?, deputeti socialist

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagoi pas ankesës së një qytetari për moszbatimin e premtimeve për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur si rruga e “Salës”.

Ai njoftoi se në këtë zonë do të ndërmerren veprime për heqjen e tendave dhe strukturave që kanë zaptuar hapësirat publike.

Që prej korrikut, qeveria ka nisur një aksion kombëtar për prishjen e strukturave të biznesit që zënë hapësira publike, në kuadër të planit të kryeministrit Edi Rama për çlirimin e hapësirave në qytete.

“O deputet, po këtu ke rrugën Mustafa Matohiti, rugica e Salës, pse nuk e lironi hapësirën publike? Vetëm për ne në komunë folën me na i prish, ti nuk e bën. Na shif vetë, s’është prekur asgjë e askujt. Ilir, rrofsh për videon.

Bëj durim, do çlirohet çdo centimetër, kështu na kanë thënë”, shprehet Braçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion