Aksident në aksin ‘Fier-Patos’, makina godet nga pas kamionin e parkuar, dy të plagosur

Aktualitet

Aksident në aksin ‘Fier-Patos’, makina godet nga pas kamionin e

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier–Patos.

Një automjet tip ‘Alfa Romeo’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një trajler kamioni që ndodhej i parkuar jashtë karrexhatës.

Si pasojë e goditjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe policia rrugore po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion