Shkaktoi aksidentin në Fushë- Krujë për shkak të shpejtësisë, arrestohet shoferi

Aktualitet

Shkaktoi aksidentin në Fushë- Krujë për shkak të

Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin 23-vjeçar i cili shkaktoi një ditë më parë aksidentin në Fushë Krujë- Tapizë, ku mbetën të plagosur 3 persona, mes tyre dhe një foshnje.

“A. V., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip "Jeep", me drejtues shtetasin I. T. Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip "Benz", dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip "Opel", banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion