Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, policia rrugore arreston 6 persona

Aktualitet

Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, policia rrugore arreston 6

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, pasi në vended he kohë të ndryshme, kanë shkelur rëndë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shetasve: K. Sh., 39 vjeç, K. B., 51 vjeç dhe Gj. N., 61 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur; G. I., 43 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion