Ndahet nga jeta Gjergj Hani, ish-kundërshtari i Bashës për kreun e PD-së

Është ndarë nga jeta ne moshen 57-vjecare Gjergj Hani, ish-i burgosur politik gjatë diktaturës komuniste dhe kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në vitin 2023.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Familja ka njoftuar se ceremonia mortore dhe lamtumira e fundit do të zhvillohen ditën e nesërme në qytetin e Durrësit.
Gjergj Hani u bë i njohur për një pjesë më të gjerë të publikut në qershor të vitit 2023, kur hyri në garën për drejtimin e Partisë Demokratike, përballë Lulzim Bashës.
Hani ishte një nga kandidatët në procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së, ndërsa më herët kishte qenë i burgosur politik gjatë regjimit komunist.


