Reshjet dëmtojnë krahun e urës së Shëmrizës, ministrja Koçiu: Duhet të evakuohen 1700 banorë

Aktualitet

Reshjet dëmtojnë krahun e urës së Shëmrizës,

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka shkuar të inspektojë urën e dëmtuar ne fshatin Xhyre te Librazhdit.

Koçiu u njoh me situatën duke kërkuar zgjidhje sa me te shpejtë për lëvizjen e 1700 banoreve te fshatit Xhyre. Reshjet e dendura të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit. Ura e Shëmrizës është dëmtuar në njërin krah, duke e bërë kalimin të vështirë për mjetet.

Probleme janë shënuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Firma e mirëmbajtjes është lajmëruar dhe ekipet janë nisur drejt zonës për të bërë të mundur pastrimin dhe hapjen e rrugës. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion