Shqiponja shqiptare në qafën e Drake, reperi i famshëm shfaqet sërish me simbolin kuqezi, këtë herë me një varëse

Reperi kanadez me famë botërore, Drake ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave shqiptarë, pasi është shfaqur me një varëse ari që mban simbolin e shqiponjës dykrenare, një nga emblemat më të rëndësishme të identitetit kombëtar shqiptar.
Në pamjet e publikuara së fundmi, artisti shihet duke ekspozuar varësen me shqiponjën dykrenare, të cilën e mban së bashku me një tjetër varëse karakteristike, atë me logon e bufit të markës së tij muzikore dhe të modës, OVO.
Nuk është hera e parë që Drake shfaqet me simbole shqiptare.
Në një paraqitje të mëparshme, reperi kishte veshur një xhaketë të kuqe, në pjesën e pasme të së cilës ishte e vendosur pikërisht shqiponja dykrenare.
Këto zgjedhje kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e publikut shqiptar, duke nxitur diskutime dhe kuriozitet mbi arsyen që fshihet pas interesimit të tij për këtë simbol.


