Referendumi për zonat e mbrojtura/ KQZ miraton formularët për mbledhjen e firmave
Lajmifundit
/
20 Gusht 2026, 20:36
Aktualitet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të pajisë me formularët tip nismëtarët e referendumit për ligjin e zonave të mbrojtura.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ përcaktoi edhe afatet për mbledhjen e 50 mijë nënshkrimeve të nevojshme për vijimin e nismës. Grupi nismëtar do të mund të nisë mbledhjen e firmave nga dita kur vendimi merr fuqi juridike dhe deri më 31 mars, ndërsa procesi do të pezullohet gjatë periudhës 1 deri më 31 dhjetor.
Pas përfundimit të afatit, nënshkrimet do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse të verifikimit, në përputhje me legjislacionin zgjedhor.


