Publikohen pamjet e grabitjes në Astir, policia: 5 mijë euro shpërblim për informacione mbi autorin

Aktualitet

Publikohen pamjet e grabitjes në Astir, policia: 5 mijë euro

Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 5 mijë euro shpërblim për atë qytetar që tregon vendndodhjen e autorit të grabitjes sot në një pikë të këmbimit valutor në Astir.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 8:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re.

NJOFTIMI

Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion