FOTO/ Ra nga pallati dhe humbi jetën dje ne Tiran, miqtë mesazhe prekëse për aktivisten: Le gjurmë ...

Aktualitet

FOTO/ Ra nga pallati dhe humbi jetën dje ne Tiran, miqtë mesazhe

Një lajm i trishtë është mësuar mëngjesin e sotëm, ku bëhet me dije se gruaja që humbi jetën pasi u rrëzua nga pallati në zonën e Komunës së Parisit është aktivistja Arbëresha Mushani (Burazeri).

Ajo është një emër i njohur i arsimit dhe edukimit në Shkodër, një eksperte dhe aktiviste e shoqërisë civile e spikatur, u largua nga jeta në mënyrë të beftë vetëm pak ditë para ditëlindjes: me 1 korrik do të festonte 55- vjetorin.

Lajmin e trishtueshëm e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarë, miq dhe kolegë të së ndjerës, teksa kanë përcjellë edhe ndjesitë e tyre për këtë humbje të madhe për familjen por edhe përtej.

Arbëresha Mushani ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në arsimimin e shumë brezave, teksa ka qenë e angazhuar në fushën e shoqërisë civile, me shoqata, organizata dhe institucione të shumta vendase e të huaja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion