“Iku me një valixhe, më gënjeu”, nëna denoncon zhdukjen e vajzës në Patos: E kanë parë duke ikur për Tiranë

Aktualitet

“Iku me një valixhe, më gënjeu”, nëna denoncon

Prej 3 ditësh, familjarët e një vajze të mitur në Patos kanë dhënë alarmin në polici për zhdukjen e saj. E mitura, me iniciale J. M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër është larguar me një valixhe nga shtëpia. Sipas prindërve, vajza është pare në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës.

Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel njëzëri që vajza të kthehet sa me pare ne shtëpi. Ata kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Patos dhe kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.

“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë; do iki t’i çoj rrobat kushërirës.

Më nisën foto që po ikte. Kishte ikur me autobus në Tiranë, nuk e kishin kapur dot. Nuk dimë gjë ne. Nuk kemi folur me të. Tani jemi në dorë të shtetit. Ka marrë rrogat e saj, pjastër, opinga. Nuk e dimë se me kë mund të jetë larguar. Asgjë nuk dimë se me kë mund të jetë. Nuk më tregonte asgjë.

I thoja; ça ke ndonjë të re. Nuk më tregonte asgjë. Ajo ikte nga shkolla, më thanë shoqet. Nga shkolla asnjë s’më tha gjë se ishte larguar. Nuk di gjë. E kërkoj të ma gjej shteti. Isha jashtë kur ka ikur vajza. Kishte fikur dhe telefonin.”, tha nëna e saj për gazetarin e News24, Ervis Kuçi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion