Pranvera është ende larg, ja si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Aktualitet

Pranvera është ende larg, ja si pritet të jetë moti

Pranvera e këtij viti, me sa duket, është ende larg. Siç parashikojnë sinoptikanët, edhe java e tretë e prillit do të shoqërohet me mot të lagësht e me temperatura të ulëta.

Sipas sinoptikanes Adjola Bani, kjo situatë do të vijojë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme.

“Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, kryesisht në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të Shqipërisë, ndërkohë që pasditja e së dielës e në vazhdim do të sjellë një përmirësim të kushteve të motit. E hëna dhe e marta na kthejnë reshjet e izoluara në territorin shqiptar”.Edhe vlerat e temperaturave mbeten më të ulëta sesa vlerat normale të muajit prill.

“Mëngjeset mbeten në vlerat 2 deri 3 gradë, ndërkohë që mesdita ka sjellë rënie të konsiderueshme të temperaturave, për shkak të prezencës të vranësirave dhe shirave, ku do të jetë më shumë sesa 15 gradë. Për përmirësimin e tyre do të duhet të presim mesin e javës”.

Sipas sinoptikanëve, muaji prill ka shënuar temperatura mesatarisht 5 gradë më të ulëta sesa vlerat normale klimatike për Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion