Fabrikë, magazinë dhe banesë, 31-vjeçari në Korçë kryen vjedhje në tre ambiente të ndryshme, arrestohet nga policia

Aktualitet

Fabrikë, magazinë dhe banesë, 31-vjeçari në
Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim prej rreth një muaji për tre raste vjedhjesh në juglindje të vendit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Komisariati i Policisë së Korçës.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.Z., i dyshuar si autor i vjedhjes së një sasie të konsiderueshme materialesh në një fabrikë, në një magazinë, si dhe në një banesë.

Sipas të dhënave paraprake, vlera e përfituar nga këto vjedhje kap shifrën e mbi 5 milionë lekëve të vjetra. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas zbardhjes së tre rasteve të vjedhjeve nga strukturat policore në juglindje.

I arrestuari është emër i njohur për policinë pasi është person me preçedentë penalë në fushën e narkotikëve. Materialet janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme lidhur me rastin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion