“Babë e di që po lufton për jetën…”, i ati i ish-deputetit infektohet me COVID

Aktualitet

“Babë e di që po lufton për jetën…”, i
Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka bërë me dije me anë të një statusi në Facebook, se babai i tij është infektuar me Covid-19, ndërsa shkruan se ka besim se do ta kalojë me sukses këtë sfidë të vështirë.

“Babë, e di je i fortë dhe e di që po lufton për jetën kundër këtij kovid19. Ke ditur ta jetosh atë si njeri i ndershëm dhe fisnik.

Dhe jam i bindur se s’do dorëzohesh kollaj! Kam patur gjithmonë besim dhe inspirim tek ti dhe s’më ke zhgënjyer kurrë. Këtë shpresë kam përsëri LUTEM CDO SEKOND PËR TY,” shkruan Ndocaj.

ME TE LEXUARAT