Finalistja britanike e Miss Universe vdes pas betejës me sëmundjen e rrallë

Bota

 

Finalistja britanike e Miss Universe vdes pas betejës me sëmundjen e
Një finaliste e konkursit të bukurisë Miss Universi ka vdekur kësaj jave në Britani pas betejës me një gjendje të rrallë shëndetësore.

Studentja Saarah Ahmed vuante nga sindroma Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendonët, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.

E reja vdiq të enjten pasi përdori platformën e saj sociale për të folur mbi sëmundjen.
Nëna e saj krenare Shefaly Begum thotë se tashmë dëshiron të vazhdojë misionin e Saarah për të njohur më shumë njerëzit me sëmundjen EDS. Saarah, nga Carlisle, studionte sociologji e psikologji në shkollë të mesme.

Vitin e kaluar ajo ishte në Leeds ku u takua me komisionin e pranimit të Miss Universe por u tërhoq prej izolimit te pandemise dhe problemeve shëndetësore.

Në videon e saj të prezantimit ajo thoshte: “Nëse do të bëhesha Miss Universi për Britaninë, do të punoja për të ndërgjegjësuar mbi paaftësitë e fshehura të njeriut, duke përdorur si shembull veten time. Do të flisja për sfidat e përditshme me të cilat përballemi, veçanërisht për të ndërgjegjësuar mbi sindromën Ehler’s Danlos.”

ME TE LEXUARAT