DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar rrjetin, si ranë në kurth dy të rinjtë

Aktualitet

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar rrjetin, si

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë “Momenti”, i finalizuar nga Antidroga e Tiranës, ku u arrestuan dy të rinj dhe u sekuestruan 252 gramë kokainë.

Mesohet se Antidroga e Tiranës kishte të paktën dy muaj që i mbante nën vëzhgim dy të rinjtë, përmes metodave proaktive të hetimit.

Donald Frate, 26 vjeç, dyshohet se kishte rolin e furnizuesit të lëndëve narkotike, ndërsa 18-vjeçari Darlin Shahinas dyshohet se shërbente si shpërndarës.

Për finalizimin e operacionit, hetuesit kanë kryer blerje të simuluara të lëndës narkotike. Sipas të dhënave të hetimit, droga sigurohej në qytetin e Elbasanit, ndërsa Antidroga e Tiranës ka nisur verifikimet për identifikimin e personave që dyshohet se janë të përfshirë në furnizimin me kokainë.

Sipas hetimeve, furnizuesit kishin kërkuar 8,500 euro për 250 gramë kokainë.

Frate dyshohet se, krahas aktivitetit të paligjshëm, ishte i punësuar si menaxher në një lokal të frekuentuar kryesisht nga të rinjtë. Sipas hetuesve, lokali dyshohet se përdorej edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Operacioni u finalizua pasi 18-vjeçari Shahinas u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, teksa i dorëzonte Frates një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit të banesës së Shahinasit u gjetën edhe 41 gramë të tjera kokainë. Në total, policia sekuestroi 252 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një automjet tip “BMË” dhe tre telefona celularë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion