Ofroi para në këmbim të votës në zgjedhjet e 14 majit, GJKKO shpall fajtor Agim Locin

Aktualitet

Ofroi para në këmbim të votës në zgjedhjet e 14

GJKKO ka shpallur fajtor Agim Locin, i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor, duke e dënuar me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe kodit të procedurës penale, ai do të kryejë 80 orë punë në interes publik, për 6 muaj.

Kujtojmë se nga hetimet e SPAK ka rezultuar Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja me iniciale A. L., e bija e Agim Locit, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.

Loci ka rezultuar se i ka ofruar shtetasit me iniciale A.K. para me vlerë prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, më 14 Maj 2023.

Vendimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes nr. 105 të vitit 2023, me të pandehur Agim Loci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin eOrganizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 64, datë 28.10.2024 vendosi:


Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Sinan Loci, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agim Sinan Loci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i dënimit me burgim duke e detyruar të pandehurin Agim Sinan Loci, të kryejë 80 (tetëdhjetë) orë punë në interes publik, për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muajsh, ku gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Shërbimin të Provës, për të përcaktuar llojin e punës që i pandehuri do të kryejë, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës ku do të kryhet puna në interes publik.

Shpenzimet proçeduriale të parapaguara nga shteti dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vend

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion