Detajet/ E mitura në Korçë konsumoi një sasi medikamentesh në ambientet e një hoteli

Aktualitet

Detajet/  E mitura në Korçë konsumoi një sasi

Një 15-vjeçare ka tentuar të vetëvritet brenda ambienteve të një hoteli në qytetin e Korçës.

E mitura nga Burreli raportohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në hotel.

Ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetase 15 vjeçe, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar 15-vjeçaren drejt këtij akti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion